46 vjeçari arrestohet në Qafethanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 02.06.2025 në orën 18.55 në Pikën Kufitare të Qafethanës, në hyrje të vendit, oficerët e policisë e privuan nga liria shtetasin A.B. (46) nga Republika e Shqipërisë, sepse gjatë kontrollit kufitar dhe një kontrolli në të dhënat operative u përcaktua se ai ishte i regjistruar me masën “arrest” me kërkesë të Interpol Albania. Ai iu dorëzua oficerëve të policisë në Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Strugës për procedura të mëtejshme.
(Struga Ekspres)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy