AKI-Strugë: Lëvizje e madhe politike në Strugë: Besnik Asani i bashkohet kandidatit fitues, Arsim Dalipit !

Pinterest LinkedIn Tumblr +
AKI-Strugë: Lëvizje e madhe politike në Strugë: Besnik Asani i bashkohet kandidatit fitues, Arsim Dalipit !

Sot unë jam bashkuar me kandidatin e pavarur, z. Besnik Asani. Ky bashkim nuk është vetëm një lëvizje politike, por një mesazh i qartë dhe i fuqishëm për drejtimin e ri që unë dua t’i jap Strugës.

Unë besoj se integriteti, profesionalizmi dhe vlerat janë mbi interesat e ngushta partiake. Kur njerëzit e ndershëm bashkojnë forcat, fitorja nuk është vetëm qëllim – ajo bëhet domosdoshmëri.

Me këtë hap, unë i hap rrugë një administrate të pastër, larg korrupsionit, klientelizmit dhe pazareve politike që e kanë dëmtuar qytetin tonë për vite me radhë.

Me këtë bashkim, unë rris: Pastertinë në qeverisje
Transparencën dhe llogaridhënien
Unitetin e qytetarëve pa dallime
Profesionalizmin e institucioneve
Kapacitetin e vendimmarrjes moderne
Besimin e qytetarëve tek politika

Advertisement

Kur unë i rikthej politikës qytetarin, kur profesionistët marrin përgjegjësi dhe kur njerëzit me vullnet të mirë bashkohen, qyteti ngrihet. Struga meriton lidership që punon, jo lidership që justifikohet.

Struga e së ardhmes, ashtu siç e shoh unë, duhet të jetë:
🌍 Qytet i zhvillimit ekonomik dhe turizmit modern
🛂 Vend që lufton korrupsionin në rrënjë
📚 Qendër arsimore dhe kulturore e përparimit
⚕ Qytet me shërbime më cilësore për qytetarët
🤝 Shembull i bashkëjetesës dhe respektit

Bashkimi im me Besnik Asanin është mesazhi më i fortë se ndryshimi është i mundur – dhe është në prag.

Ky është momenti i përgjegjësisë qytetare.
Ky është momenti ynë.
Ky është momenti i Strugës.

Advertisement

Bashkë fitojmë. Bashkë ngremë Strugën.
Arsim Dalipi-kandidati për kryetar komune në Strugë nga AKI!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy