Albrim Hoxha zgjidhet shef i shtabit të VLEN në Strugë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Strugë u hap Zyra e Shtabit Zgjedhor të VLEN-it, e cila do të jetë shtëpia e gjithë aktivistëve dhe struganëve që duan të jenë pjesë e procesit të rikthimit të dinjitetit dhe krenarisë së Strugës.

Shefi i Shtabit të VLEN në Strugë zgjidhet Albrim Hoxha.

Nga hapja e shtabit u dha një mesazh i qartë: VLEN qëndron fuqishëm pas kandidaturës së pavarur të Mendi Qyrës për kryetar komune. Një kandidaturë që tejkalon kufijtë e politikës partiake dhe bazohet në vlera, besueshmëri dhe dashuri për qytetin.

Qeveria VLEN po tregon kujdes të veçantë për Strugën. Aktualisht janë ndarë rreth 10 milionë euro për investime kapitale në Strugë. Dy projekte të mëdha veçmë kanë filluar: bulevardi hyrës në drejtim të lagjes Vreshtat e Liqenit (2.2 milionë euro) dhe ndërrimi i gypave të asbestit në rrjetin e ujësjellësit të qytetit (mbi 1.5 milionë euro).

Advertisement

Do të kemi investime në Spitalin e Specializuar për Nefrologji, tek Spitali i Përgjithshëm dhe Shtëpia e Shëndetit.

Më në fund do ta fillojmë procesin për rregullimin e statusit të dhjetëra punonjësve shëndetësorë që prej vitesh punojnë me kontrata në vepër, pa sigurim pensional e shëndetësor, me paga qesharake e nënçmuese.

VLEN – punë, dinjitet, ndryshim!

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy