Artisti i njohur nga Frëngova, Jonid Ibraimi prezanton videoklipin e tij të parë me këngën “Çupë e vogël” (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Çupë e vogël” është kënga që prek zemrën dhe ngjall emocione të vërteta!

Interpretuar me ndjeshmëri nga këngëtari nga Frëngova e Strugës, Jonid Ibraimi, kjo këngë sjell një frymë të re në muzikën shqiptare, duke prekur shpirtin me fjalët dhe melodinë e saj unike.
Orkestrimi mjeshtëror nga Vullnet Ibraimi i jep këngës një dimension të thellë dhe të paharrueshëm.

Klarinetë: Elton Turtulli – tinguj që të mbeten në mendje dhe zemër.
Kitarë: Besfort Ibraimi – një prekje magjike që plotëson harmoninë e kësaj vepre artistike.

Advertisement

Kjo është kënga dhe videoklipi i parë nga Jonid Ibraimi, e cila do të rrugëtoj suksesshëm tek publiku i gjerë shqiptar.

“Çupë e vogël” është më shumë se një këngë, një ndjesi që nuk shuhet lehtë.

Jonid Ibraimi është një emër i njohur në Strugë, ku ka intepretuar shkëlqyeshëm kudo nëpër skenat shqiptare.

(Struga Ekspres)

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy