Start perfekt për Struga Trim&Lum që me 8 fitore nga 8 ndeshje në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut po shijon vendin e parë në tabele. Struga pushimin dy javorë të kampionatit do ta shijojë më mirë se çdo skuadër tjetër, ndërsa puna do të koncentrohet në ruajtjen e kontinuitetit për vazhdimin e kampionatit.

Duke shijuar tre ditë pushim që lojtarëve ju dha stafi teknik, me prononcim për ecurinë perfekte në tetë xhirot e para është shfaqur ndoshta lojtari më i mirë i kampionatit, Bunjamin Shabani.

“Në Strugë të gjithë jemi të lumtur për këtë sukses. Të them të drejtën nuk e kemi pritur se do të kemi një seri kaq impresive, nga tetë ndeshje – tetë fitore. Sipas meje, çelësi i suksesit është meritë e grupit të lojtarëve dhe angazhimi i të gjithëve. Është shoqëria që kemi në ekip”, është shprehur kapiteni i Strugës, Bunjamin Shabani.

Bunjamin Shabani: Çelësi i suksesit te Struga, meritë e grupit! shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";