Struga zemrën MAL/ FC.Struga Trim Lum ” e shkel” Podedën në hapjen e kampionatit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Struga zemrën MAL/ FC.Struga Trim Lum ” e shkel” Podedën në hapjen e kampionatit

Start perfekt
F.C. Struga – POBEDA 3:0

Sezonin e ri 2022/23 e kemi nisur me këmbë të mbarë, teksa sot në ndeshjen hapëse e mundëm #Pobedën me rezultatin 3:0.
#BesartIbraimi i’a doli të shënojë dy gola në këtë ndeshje, derisa #FatjonJusufi pak minuta para fundit shënoi edhe golin e tretë në rrjetën e mysafirëve nga #Prilepi.
Ekipi ynë ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë, duke mos e diskutuar në asnjë moment fitoren.
Golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Parë, #BesartIbraimi golin e parë në këtë takim e realizoi në minutat shtesë të pjesës së parë, kur mjaft mirë pranoi një top para zonës kundërshtare nga ana e #HoganUkpa dhe nuk fali, duke shënuar për 1:0.
Ky gol erdhi pas një kundërsulmi të shpejtë të F.C. Struga, kur #Shabani ndërpreu një aksion të mysafirëve në zonën tonë, ndërsa edhe pse ishte ndaluar në mënyrë të palejuar, arbitri kryesor tregoi që loja të vazhdojë, ndërsa në vazhdim të aksionit #Ibraimi kreu detyrën e tij, duke shënuar golin e parë në një ndeshje zyrtare me ekipin tonë.
Pjesa e dytë nisi me një tentativë të mysafirëve dhe një super intervenimi të #VedranKjoshevskit, i cili që në ndeshjen e tij të parë tregoi shumë siguri për portën tonë, që mbeti e paprekur deri në fund.
Në anën tjetër pas një aksioni të bukur, #BesartIbraimi në minutën e #63-të me të majtën e tij shënoi edhe golin e dytë personal për rezultat 2:0.
#Ibraimi pati edhe disa tentativa tjera për gol, mirëpo në dy raste mjaft mirë intervenoi portieri kundërshtarë, i cili lirisht mund të themi se ishte figura kryesore te skuadra e #Pobedës, pavarësisht se skuadra nga #Prilepi pranoi 3 gola.
Goli i tretë doli të jetë pjesë e rezervistit #FatjonJusufit, i cili pasi pranoi një top në zonën kundërshtare nga ana e #Maleskit, me të majtën e tij shënoi golin debutues me fanellën e F.C. Struga.
Kujtojmë, #Ibraimi dhe #Jusufi ishin edhe golashënuesit më të mirë të skuadrës sonë gjatë ndeshjeve kontrolluese, ndërsa një gjë të tillë e dëshmuan edhe në takimin e parë të sezonit 2022/23, i cili besojmë të jetë i frytshëm për ekipin tonë.
#ForcaStrugaTrimLum
#WeAreStruga

Struga zemrën MAL/ FC.Struga Trim Lum ” e shkel” Podedën në hapjen e kampionatit shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy