Struga “Trim Lum” kalon me sukses raundin e parë të Kupës së Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Struga “Trim Lum” kalon me sukses raundin e parë të Kupës së Maqedonisë

Struga Trim Lum kalon me sukses raundin e parë të Kupës

Struga Trim Lum ka kaluar me sukses raundin e parë të Kupës, pasi sot në transfertë mundi ekipin nga Kamenica, Sasa, me rezultatin 2:0.
⚪ Ekipi ynë që nga fillimi diktoi tempo, duke mos i lënë shumë hapësira skuadrës vendase, e cila kapituloi në minutën e 36-të, kur Emir Skenderi edhe njëherë tjetër tregoi cilësitë e tij të larta sulmuese.
Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën u zhvillua një lojë thuajse e njëjtë, me Struga Trim Lum që kishte posedimin e topit dhe ekipin vendas që tentonte të rrezikonte portën e Mireseloskit, mirëpo pa sukses.
⚪ Fitoren dhe rrugëtimin tonë drejt garave të Kupës e konfirmoi rezervisti Berat Beqiri me golin e realizuar në minutën e 85-të. Për Beqirin ishte ky goli debutues me fanellën e Struga Trim Lum, te e cila skuadër sot që nga minuta e parë debutoi edhe Suhel Muharemi.
#forcastrugatrimlum 💪💪💪

Struga “Trim Lum” kalon me sukses raundin e parë të Kupës së Maqedonisë shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy