Demir Kolonja i dorëzon detyrën e re kryetarit të ri të Shumit, z.Ndriçim Dautit (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Demir Kolonja i dorëzon detyrën e re kryetarit të ri të Shumit, z.Ndriçim Dautit (FOTO)

Sot në hapësirat e Njësisë për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale dhe Mbrojtje dhe Shpëtim pranë Komunës së Strugës në mënyrë solemne u bë pranim dorëzimi i detyrës nga Kryetari paraprak z-Demir Kolonja te Kryetari i ri i Këshillit të Bashkësisë Lokale të f.Shum z-Ndriçim Dauti i cili e pranoi Aktvendimin e zgjedhjes.
Përndryshe Kryetari paraprak z-Demir Kolonja u tërhoq nga detyra e Kryetarit të Bashkësisë Lokale në f.Shum për të vazhduar në detyra të reja,por pas tij la mjaft projekte dhe kërkesa në arkivat e institucioneve përkatëse të cilat janë në vijim të realizimit apo që duhet realizuar.Një ndër projektet që është në vijueshmëri të realizimit është projekti i financuar nga Qeveria Norvegjeze me të cilin parashihet ”Pjesmarrje Aktive me problemet në Komunitet”, që parashihet vendosja e stolave për pushues në qendër të fshatit,mbjelljen e drunjëve dekorativ,rregullimi i fushës sportive në qendër të fshatit etj. si dhe kërkesë me propozim projekt për zgjerimin e rrugës egzistuese nga f.Teferiç deri në f.Shum,propozim projekt për kanalizimin në f.Shum,propozim projekt për rregullimin e liqenit të Shumit dhe shëndrrimin e tij në atraksion turistik etj.
Poashtu Demir Kolonja në opinionin e gjerë njihet edhe si veprimtar i palodhur me aktivitete për çështje kombëtare duke filluar që para viteve të “90-ta si pjesëmarrës aktiv në demostrata për të drejtat e shqiptarëve nëpër disa shtete të Evropës,luftën e Kosovës si dhe luftën në Maqedoni.Përcjell Struga Ekspres

Demir Kolonja i dorëzon detyrën e re kryetarit të ri të Shumit, z.Ndriçim Dautit (FOTO) shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy