EDHE TRE MEDALJE PËR K. A. “DRINI” NGA STRUGA
NATYRA MALO NË KAMPIONATIN EVROPIAN – liga e tretë, NË ATLETIKË – POLONI!

Ditën e shtunë (17.06.2023) në Shkup, u zhvillua kampionati Shtetëror në Atletikë për U18.
Klubi i Atletikës “Drini” nga Struga u paraqit me tre sportistë, duke fituar po aq medalje.
Me medalje të argjentë u stolis Stina Hoxha, në kërcim së larti.
Motër e vëlla, Melisa dhe Drini Hajredini u stolisën me medalje të bronztë në diciplinat e tyre, respektivisht në hedhjen e shtizës (Melisa) dhe 800m (Drini).
Sot, në ora 04:00 nga aeroporti i Shkupit, atletja jonë Natyra Malo, sëbashku me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, u nisë për në kampionatin Evropian- liga e tretë, që do të mbahet në Poloni.
Atletja jonë do të paraqitet në diciplinën 100m dhe stafetën 4x100m.
Ne i urojmë fat dhe shumë suksese atletes sonë Natyra Malo dhe gjithë përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

EDHE TRE MEDALJE PËR K. A. “DRINI” NGA STRUGA, NATYRA MALO NË KAMPIONATIN EVROPIAN – liga e tretë, NË ATLETIKË – POLONI! shkruan Struga Ekspres.