Edon Vinca, supertalenti nga Veleshta që po rritet në Zvicër, nën vëzhgimin e klubeve të mëdha evropiane! (FOTO+VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Edon Vinca, supertalenti nga Veleshta që po rritet në Zvicër, nën vëzhgimin e klubeve të mëdha evropiane! (FOTO+VIDEO)

Ai është i lindur më 14 korrik 2011në Rudolfstetten të Kantonit të Aargaus.


Me futboll ka nisur të merret në moshën 6-vjecare në klubin e Juventus Zurich. Talenti i tij shpejtë bie në sy dhe në vitin 2018, kaloi te gjiganti zvicerian Grasshopers, ku qëndroi dy vite të plota. Ndërsa, nga viti 2020 transferohet te FC Zurich U12.

Advertisement

Prindërit e Edonit janë nga Veleshta e Strugës por që prej vitesh jetojnë në Zvicër.

Babai i Edonit, Dritëro Vinca, zbulon detaje nga talenti i djalit të tij.

“Qysh i vogël ka treguar talent për lojën e futbollit. Dashurinë për futbollin e ka marrë nga djali i madh. Nuk iu besohet kur ishte më i vogël çorapët i bënte si top futbolli dhe luante. Në banesë i ka 15 topa futbolli. E do shumë futbollin. Edhe mësusja e tij më ka thënë se Edoni ka shumë prirje për futboll. Tani ka interesime nga disa klube të mëdha, do të shohim se cka do të bëhet. Po shpresojmë se me Zotin përpara do të kemi sukses”, deklaroi babai i tij Dritëro Vinca për Open-TV.

Advertisement

Trajneri Bekim Ameti i ka fjalët më të mira për Edonin e vogël.

“Është një talent i madh. Posedon teknik të hatashme me topin. Është i pandalshëm. Ka shumë motiv për lojën e futbollit, është i rregullt në stërvitje, dhe është shumë i displinuar. Nuk ka ndeshje që nuk shënon gol, edhe ate gola të jashtëzakonshëm. E admiron shumë Cristiano Ronaldon dhe kur shënon feston në stilin e tij. Mund të them se për të ka interesime nga tre klube të mëdha si Manchester City, Bayer Leverkusen dhe VfL Wolfsburg. Tani është në vëzhgimin e skautëve të tyre dhe pas pak vitesh mund ta shohim në njërin nga këto klube”, thotë trajneri i tij Bekim Ameti, pronar i Akademisë  “Swiss football talent”, për Open-TV.

Advertisement

Sponsorë të Akademisë “Swiss football talent” janë: Vlerson, Sira Haustechnig Gmbh, Plisi Restaurant, MS Bauteam AG, LRA Carpoint, Malfrisch, Ermal Bau, IKD Efretikon dhe FRD Debresh./Open-TV.


Edon Vinca, supertalenti nga Veleshta që po rritet në Zvicër, nën vëzhgimin e klubeve të mëdha evropiane! (FOTO+VIDEO) shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy