Klisman Cake në element, Struga Trim Lum mund Rabotniçkin

Struga Trim Lum ka regjistruar edhe fitoren e dytë me rradhë, duke mundur kësaj rradhe Rabotniçkin me rezultatin minimal 1:0.
Bazuar në atë që dhamë në fushën e blertë, kjo fitore, edhe pse minimale është me shumë vlera, pasi 20 minutat e fundit të takimit bëmë edhe me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq (dy kartonë të verdhë) të Valentin Koçoskit.
Ndryshe njeriu i ndeshjes doli të jetë Klisman Cake, i cili edhe njëherë tjetër realizoi një super gol, që rrallë herë shihet në terrenet tona futbollistike.
Cake në minutën e 57-të morri përgjegjësinë për të ekzekutuar një goditje dënimi nga rreth 20 metra, ndërsa e djathta e tij me pjesën e jashtme të këpucës funksionoi edhe njëherë tjetër, duke shënuar një super gol, që në fund na i dhuroi 3 pikët e plota.
Rabotniçki edhe në këtë ndeshje mbrohej dhe rastin e golit e kërkonte përmes kundërzbritjeve, mirëpo vendosshmëria e lojtarëve tanë bëri që në asnjë moment të mos dorëzohemi para skuadrës shkupjane, që në Strugë pëson disfatën e tretë në ndeshjet kampionale nga gjithsej 5 ndeshje të zhvilluara.
Ndeshjen e rradhës, Struga Trim Lum do ta zhvillojë në Çair kundër liderit aktual, FC Shkupit, ndërkohë paraprakisht në mesjavë (e mërkurë) në Tetovë do të përballemi me Shkëndijën në kuadër të ¼ së finales së Kupës.
F.C. Struga

FC.Struga “Trim Lum” mund Rabotniçkin shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";