Ishte një mbrëmje magjike buzë liqenit të Strugës dhe një festë e vërtetë për shpirtin poetik (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ishte një mbrëmje magjike buzë liqenit të Strugës dhe një festë e vërtetë për shpirtin poetik (FOTO)

Një mbrëmje magjike buzë liqenit!
Eventi i organizuar për nder të Ditës së Liqenit ishte një festë e vërtetë për shpirtin, ku poezia, muzika dhe dashuria për librin u shkrinë në një atmosferë të ngrohtë tek Coral Beach Bar.

Me vargje dhe frymë poetike na nderuan poetë: Puntorie Muca Ziba, Xheladin Muca, Alije Asllani, Vait Nasufi, Besnik Lena Xheladin Emini, Imri Demishai,Emira Ajeti.
Muzikën e sollën me plot emocion Menderes Lumani, Edona Dalipi, Zana dhe Ylli Ajro, ndërsa Irida dhe Andi Morisseau na dhuruan një serenatë të mrekullueshme me vargjet e Lasgush Poradecit.
Recitimet prekëse të Lindim Etemit, Vjollca Dauti Mieser Pollozhani dhe ,Erza Qira e cila lexoi esenë e ndjerë kushtuar liqenit te poetit Bexhet Asani ì cili jeton në Amerikë , e pasuruan edhe më shumë natën tonë poetike.

Matijana Beqiri lexoi me ndjenjë të veçantë poezinë e re “Nën yje buzë liqenit”, një krijim i përbashkët i të pranishmëve, që kurorëzoi me simbolikë dhe emocion këtë mbrëmje poetike.
Shefkije Alasani solli mesazhe per mbrojtjen e mjedisit dhe lidhjen tone me natyrën.

Eventin e prezantuam Merita Adili dhe Valbona Laçka, duke u perpjekur per ti dhënë ngjyrë dhe elegancë çdo momenti të mbrëmjes.

Advertisement

Klubi i Librit – Strugë i dorëzoi z. Xheladin Emini një mirënjohje motivacion për kontributin e tij të çmuar në letërsi, duke dëshmuar se edhe pa dritën e syve, fjala mbetet dritë që ndriçon shpirtin dhe kulturën tonë.

Ky aktivitet ishte rezultat i një bashkëpunimi të bukur mes klubeve të librit dhe dashamirëve të letërsisë, me synim që poezia të vijë më afër njerëzve, aty ku natyra frymëzon dhe fjala gjen kuptim.
Aferdita Volina, si themeluese e Klubeve të Librit, foli për rëndësinë e krijimit të rrjeteve të lexuesve dhe forcimin e lidhjeve mes letërsisë dhe komunitetit.
Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e kësaj mbrëmjeje të paharruar! Ishte një mbrëmje magjike buzë liqenit të Strugës dhe një festë e vërtetë për shpirtin poetik (FOTO)✨

Merita Adili -Klubi i Librit-Strugë

#Photocredits Irida Morisseau

Advertisement

Advertisement

Advertisement

Advertisement

Advertisement

Advertisement

Advertisement

Advertisement

Advertisement

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy