
Në mbrëmje u ngrit shpresa, Struga u zgjua për ndryshim!
Sonte, Struga foli qartë.
Në zemër të qytetit tonë të bukur, u hap me madhështi shtabi për zgjedhjet lokale, vendi ku nis organizimi për ndryshimin që e kemi pritur gjatë. Qindra struganë të mbledhur, energji e jashtëzakonshme, besim i palëkundur, ky është urimi më i mirë drejt fitores që na pret!
Shef i shtabit do jetë Albrim Hoxha, një djalë i përkushtuar, i guximshëm, me vizion dhe rrënjë të thella në Strugë. Nën drejtimin e tij, ky shtab do të jetë zemra e fitores!
Struga po kërkon ndryshim. Dhe ne jemi përgjigjja. Ne jemi zëri i qytetarëve që nuk duan më premtime boshe. Ne jemi shpresa e gjeneratave të reja. Ne jemi garancia që Struga do të qeveriset me dinjitet, drejtësi dhe punë konkrete.
Në këtë frymë ndryshimi, VLEN i jep mbështetje të plotë kandidaturës së pavarur të biznesmenit Mendi Qyra, një emër që mishëron suksesin, integritetin dhe vizionin për një Strugë më të zhvilluar.
Shtabi është hapur, dhe fitorja nis KËTU!
Le ta kthejmë Strugën në simbolin e fitores, të qeverisjes së ndershme dhe të energjisë qytetare. Ky është momenti ynë. Ky është viti ynë. Dhe bashkë me struganët do bëjmë ndryshimin!
Struga u zgjua. Struga fiton. Struganët vendosin, jo klanet!