Ladorishtarët janë të shqetësuar dhe ndjehen të pasigurtë në shtëpitê e tyre ku si pasojë e vjedhjeve të rênda ku njê makinë e tipit Golf grabitet para shtëpisë dhe tentimit për tu futur nê njê shtepi tjetër në prezencë të familjarëve, ngrenë alarmin deri dek institucionet shtetêrore për mbrojtjen e tyre dhe gjetjen sa më parë të autorëve të kêtyre grabitjeve që po ua shton ankthin akoma më shumê banorëve të këtij fshati, shkruan Struga Ekspres.

Nga Bashkësia Lokale e Ladorishtit për Struga Ekspres shprehen se do ti drejtohen pêrsëri organeve të sigurisë nê Strugë duke kêrkuar gjetjen e autorëve të vjedhjeve të rênda para disa ditësh dhe kërkojnë nga policia e Strugës që të kete qarkullime të makinave të policisē gjatë natës në Ladorisht gjë që do të sjellē edhe qetësinë në fshat.

Kujtojmë para disa ditësh në Ladorisht u vodhën disa shtëpi, një makinë dhe më e tmerrshmja ndodhi kur hajdutët tentuan të vjedhin shtëpinë nê prani tê familjarëve.(Struga Ekspres)

Ladorishtarët kërkojnë siguri nga policia dhe gjetjen e hajdutëve që bëjnë kërdi në fshat shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";