LAJM I MIRË: Bamirësit struganë në kohë rekord i ndihmojnë vajzës 4 vjeçare nga Struga pas apelit për mbështetje financiare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
LAJM I MIRË: Bamirësit struganë në kohë rekord i ndihmojnë vajzës 4 vjeçare nga Struga pas apelit për mbështetje financiare

Me shumë gëzim ju njoftojmë që rasti i M.M., vajzës së vogël nga Struga, u mbyll me sukses! Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që ndihmuan, shpërndatë lajmin dhe lutjet e tua kanë bërë ndryshim. Zoti ju bekoftë dhe shpërbleftë për gjithë dashamirësinë tuaj.

APEL PËR NDIHMË URGJENTE!!!

M.M., një vajzë e vogël nga Struga, ka kaluar një operacion të rëndësishëm në Turqi. Tani ajo ka nevojë për kontrolle të vazhdueshme për të siguruar shëndetin e saj. Familja po përballet me vështirësi financiare dhe nuk ka mundësi të mbulojë shpenzimet e nevojshme.

Totali i fatures është 700 € për tani, ndërsa shpenzimet totale mund të arrijnë rreth 1500 €, nëse gjithçka shkon mirë dhe nuk ka komplikime.

Advertisement

Çdo ndihmë, ka rëndësi dhe mund të ndryshojë jetën e saj. Le të tregojmë solidaritet dhe të mbështesim këtë familje në këtë moment të vështirë.

Ju lutem, shpërndani këtë apel dhe ndihmoni sa të mundeni. Bashkë mund të bëjmë një ndryshim!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy