Edhe pse fushata zgjedhore nuk ka nisur ende zyrtarisht, atmosfera në Strugë po ngrohet dita-ditës. Në qendër të kësaj lëvizjeje që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje qëndron Mendi Qyra, kandidati i pavarur që shumë qytetarë e shohin tashmë si zërin e tyre të munguar në jetën publike të qytetit.

Zëri i njerëzve në rrugë, në kafene, në treg, në rrjetet sociale dhe në bisedat e përditshme është gjithnjë e më i qartë: Mendi Qyra nuk shihet si një emër i zakonshëm, por si një përfaqësues i sinqertë i realitetit që jetojnë struganët.

Në çdo lagje të Strugës, në çdo cep të qytetit, emri i Mendi Qyrës përmendet me respekt dhe shpresë për një ndryshim të vërtetë. Nuk janë fjalë boshe, por reflektime të sinqerta nga njerëz të thjeshtë, që përballen çdo ditë me sfidat e komunitetit.

“Ky nuk është një emër që u shfaq vetëm për zgjedhje. Ky është një njeri që ka qenë gjithmonë me njerëzit, pranë tyre në ditë të mira dhe të vështira,” thotë një banor i lagjes së Strugës, që ndjek me interes lëvizjet e reja në qytet.
Struga ka pasur shumë fjalë, por pak njerëz që i qëndrojnë premtimeve. Me Mendi Qyrën ndjejmë se nuk jemi thjesht numra, por njerëz që dëgjohen,” shprehet një e re nga Zagraçani, e cila ndan me emocion pritjet e saj për një të ardhme më të ndritur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbështetja që po merr Qyra është e pazakontë për një kandidat të pavarur, sidomos në një klimë ku strukturat tradicionale dominojnë skenën lokale. Pikërisht kjo e bën figurën e tij të dalloj, ai nuk ka nevojë për flamuj apo struktura për të fituar respektin dhe përkrahjen e qytetarëve. Ai po fiton zemrat e njerëzve me sinqeritet dhe përkushtim të vërtetë.

“Na janë lodhur sytë nga fytyrat që shfaqen vetëm para zgjedhjeve. Mendiu është ndryshe – nuk vjen për t’u bërë i njohur, por është i njohur sepse ka qenë gjithmonë aty,” thotë një mjek lokal që e njeh prej vitesh dhe jep një vlerësim të sinqertë për figurën e tij.

Dallimi më i madh që theksojnë qytetarët është thjeshtësia dhe ndershmëria me të cilat Mendi Qyra u qaset njerëzve. Ai nuk premton pa arsye, nuk gënjen dhe nuk luan me ndjenjat e popullit ,por dëgjon dhe merr pjesë aktivisht në realitetin e përditshëm të qytetit.

Mendi Qyra ka premtuar ndryshime të thella dhe zgjidhje konkrete për problemet që prej vitesh rëndojnë mbi shpatullat e banorëve. Ai synon të jetë një udhëheqës që jo vetëm identifikon sfidat, por sjell edhe zgjidhje të prekshme dhe të qëndrueshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një kohë kur shumë qytetarë janë të zhgënjyer nga struktura dhe metoda tradicionale, Mendi Qyra po ngrihet si një alternativë reale dhe e prekshme. Ai është ai që dëgjon, që bashkon dhe që përfaqëson shpirtin dhe nevojat e struganëve.

“Na duhet një njeri që e do këtë qytet. Dhe nuk ka njeri që e do më shumë Strugën sesa Mendi,” thekson një punonjës i sektorit të arsimit, duke nënvizuar rëndësinë e liderëve të ndershëm për zhvillimin e komunitetit.

Sot, në prag të fushatës, është e qartë që figura e Mendi Qyrës po rritet si një alternativë e sinqertë, njerëzore dhe e besueshme.

Jemi me të jo sepse ka premtuar diçka, por sepse na ka bërë të ndjejmë që për herë të parë pas shumë vitesh, qyteti ynë mund të marrë një drejtim të pastër, të ndershëm dhe të vërtetë,” thonë disa të rinj që po organizojnë takime komunitare, duke ndjerë tek Mendi shpresën dhe besimin e ri, shprehet punonjësi i arsimit

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo mbështetje nuk është vetëm një çështje zgjedhjesh – ajo është emocionale dhe njerëzore. Është një thirrje për ndryshim dhe drejtësi, për një qeverisje më afër njerëzve dhe më larg interesave të ngushta.

Ndërsa zgjedhjet afrohen, një gjë është e sigurt, mbështetja ndaj Mendi Qyrës nuk është fenomen kalimtar, por shprehje e dëshirës së thellë të qytetarëve për një ndryshim të vërtetë, për një udhëheqës që i përket atyre dhe përfaqëson shpirtin e Strugës.

Ky moment po shkruhet si një nga kapitujt më të rëndësishëm në historinë e fundit të qytetit, ku qytetarët po zgjedhin jo thjesht një kandidat, por një njeri që sjell shpresën, besimin dhe perspektivën për një Strugë më të mirë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";