
Kandidati i pavarur, për pozitën e numrit një të Stugës, Mendi Qyra, i mbështetur nga VLEN për zgjedhjet e tetorit, deklaroi për Zyrtare, se një pjesë të pagës si kryetar, do ndajë për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.
“Personave me aftësi ndryshe, të cilëve duhet t’u kushtojmë një rëndësi të veçantë, pjesën time të pagës, do t’ia dedikoj këtyre grupeve më të ndijshme të shoqërisë. Normalisht mjete do të vinë edhe nga projekte që do të realizojmë për të absorbuar mjete nga qeveria, ambasadat, IPA fondet” -theksoi Qyra.