
Mendi Qyra, biznesmeni i njohur strugan vlersohet me çmimin “Shën Tereza” në fushën e humanizmit, shkruan Struga Ekspres.
Ja çfarë thotë për vlerësimin që ju bë vet z.Mendi Qyra:
“Kënaqësi që jam vlerësuar me çmimin “Shën Tereza shqiptarja e gjithë botës” në fushën e humanizmit.
Për mua filantropia është institucion shpirtëror tek njeriu, që jeton dhe rritet me vepra bëmirësie, e ky institucion vazhdimisht ushqen shpirtin, ku ky i fundit s’jeton pa të parin.
Normalisht edhe unë përjetojë kënaqësi shpirtërore për atë që bëj, për atë që mundem të bëj, për shoqërinë dhe rrethin ku jetoj e kjo më rigjeneron energji, më jep ide të reja për punë,angazhime në fushën e bamirësisë,humanizmit etj.
Të bërit vepra humane të bëjnë shpirtërisht të plotësuar, në atë rast të japin energji, apo më mirë thënë kthehet energjia e shpenzuar.
Kjo do të thotë të gjithë ata që japin patjetër që edhe marrin, por kuptohet jo në formë materiale por në formë kënaqësie shpirtërore .”, shprehet biznesmeni strugan,Mendi Qyra.
The post Mendi Qyra vlersohet me çmimin “Shën Tereza shqiptarja e gjithë botës” appeared first on Struga Ekspres.