
SPB Strugë ka ngritur kallëzim penal ndaj K.S. (42) nga Struga, mjek në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “punë e papërgjegjshme në shërbim”.
Ai ka vepruar në kundërshtim me nenin 144-a të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, duke mos njoftuar autoritetet për ndërprerjen e specializimit dhe duke mos u paraqitur në vendin e punës nga data 01.07.2019 deri në marrjen e vendimit për shkarkim më 29.11.2024.
Gjithashtu, nga data 15.07.2020, kur i ka skaduar vlefshmëria e licencës, e deri në shkarkim, ai nuk ka pasur licencë pune si mjek i mjekësisë së përgjithshme të lëshuar nga Oda e Mjekëve.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, i raportuari ka vazhduar të marrë pagë dhe përfitime të tjera, duke e dëmtuar buxhetin e institucionit dhe duke përfituar në mënyrë të paligjshme pasuri në vlerë prej 1.956.569 denarësh.