Në Livadhi u festua Nata e Madhe e Miraxhit dhe Israsë (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në Livadhi u festua Nata e Madhe e Miraxhit dhe Israsë (FOTO)

Manifestimi i Israsë dhe Mi’raxhit në f. Livadhi!

Më 26.02.2022 nxënësit e xhamisë së f. Livadhi me mësuesen teologe Sermijete Ismaili Biba, organizuan program fetar për nder të natës së Israsë dhe Mi’raxhit. Ky program filloj me lexim Kurani, ilahi dhe poezi të përgaditura nga nxënësit, një monolog që recitoi mësuesja. Pjesmarrëse në këtë manifestim ishte edhe kordinatorja e sektorit të femrave pranë Myftinisë së Strugës, teologe Azemije Sulejmani e cila në emër të sektorit përshëndeti këtë manifestim, dhe mbajti ligjëratën për të dhënë mesazhin e Isras dhe Mi’raxhit. Në emër të mektebit të xhamisë Livadhi e falenderojmë për pjesmarrjen, Zoti e shpërbleftë!
Të dashura nëna e motra, përzemërsisht ju falenderojmë për prezencën e juaj. Pjesmarrja e juaj padyshim se ishte gëzim për nxënësit. Urojmë të takohemi sa më shpesh në programe të tilla. Zoti ju shpërbleftë!
Myftinia e Strugës

Advertisement

Advertisement

Advertisement

Advertisement

The post Në Livadhi u festua Nata e Madhe e Miraxhit dhe Israsë (FOTO) appeared first on Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy