Sot më 03.06.2021 në objektin e myftinisë u organizua një takim zyrtar mes myftinisë, policisë, Qendrës për Punë Sociale dhe Kishës. Në këtë takim prezent ishin, myftiu i Strugës Mr. Salim Ef. Sulejmani me stafij e tij, komandanti i policisë së Strugës, Abdulkerim Kamberi, zv. komandanti Pero Jovanovksi dhe përfaqësuesi i Kishës ” Shën Gjergji” në Strugë, prifti Vasko. Qëllimi i këtij takimi ishte problemi me lypsarët e rrugëve të cilët janë shndërruar në një problem madhor në qytetin e Strugës. Vendimi ishte që bashkërisht keto institucione të veprojnë kundër një keqpërdorimi të tillë që bëhet nga njerez tjerë. Myftinia e Strugës apelon tek xhemati i saj të dallojnë sadakanë e vërtetë dhe lypsarët që keqpërdorin dhe keqëpërdoren. Së shpejti do të mbahet edhe takimi i rradhës.

Në myftininë e Strugës u diskutua për problemin me lypsarët e rrugëve të cilët janë shndërruar në një problem madhor në Strugë, ja kush merrnin pjesë (FOTO) shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";