ASH Dega Strugë: Ndërtimet e paligjshme në Strugë bëhen me dijeninë e kryetarit të Strugës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sjellja arrogante dhe e papërgjegjshme e Kryetarit të Komunës së Strugës, tregoi edhe njëherë se ndërtimet e egra në Strugë bëhen me dijeninë, aminin dhe për më tepër me stimulimin e tij. Shumica e atyre që ndërtojnë rreth liqenit e jo vetëm, thonë të njëjtat fjalë: “Jemi marrë vesh me Ramizin”.

Ky shkatërrues i çdo vlere dhe pasurie të qytetarëve të Strugës, nuk e ka vendin aty.

Fatkeqësisht, institucionet po shndërrohen në vegël të krimit dhe kriminelëve si Ramizi.

Ftojmë edhe njëherë Policinë, Prokurorinë, Gjykatën, Qeverinë, të marrin masa sa nuk është bërë vonë. Pasuria jonë po shkatërrohet dhe uzurpohet, derisa krimi i organizuar po lulëzon në çdo cep të Strugës.

Advertisement

Aleanca për Shqiptarët,
Dega Strugë

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy