Pasi mësuan kundërshtarët e raundit të parë në Champions League, skuadrat kampione Partizani, Struga dhe Ballkani mësuan edhe kundërshtarët e raundit të dytë, gjithnjë nëse ia dalin me sukses në raundin e parë.

Kujtojmë se në raundin e parë shorti i rezervojë Struga Trim Lum përballjen me Zhalgirisin dhe në rast se ia dalin me sukses ndaj lituanezëve, atëherë do të përballen me gjigandët turq të Gallatasarait.

Partizani në raundin e parë do të përballet me bjellorusët e Bate Borisov dhe nëse ia del me sukses, atëherë do të ndeshet me Aris Limasolli e Qipros.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër, Ballkani do të ndeshet me Ludogoretsin në raundin e parë dhe nëse ia del t’i kalojë sllovenët në raundin e dytë do të përballet me fituesen e çiftit Olimpija Ljubjana-Valmiera.

The post Nëse kalon pengesën e parë, Struga do të sfidojë Gallatasarai-n appeared first on Struga Ekspres.