Nijas Lena shënoi në stilin “Panenka”: Golin ia dedikoj dajës tim të ndjerë, Mixhair Musait (VIDEO)

Lena shënoi në minutën e 62-të, duke treguar klasin e tij, duke guxuar e shënuar me “Panenka”.

Për gazetarin Reshat Ibraimi, kapiteni i veleshtarëve deklaroi se golin ia dedikon dajës së tij Mixhairit, i cili para pak ditësh ndërroi jetë, e të cilin e kishte pasur një mbështetës të madh gjatë karrierës së tij si futbollist.

“Këtë fitore dhe këtë gol ia dedikoj dajës tim, Mixhairit, që ndërroj jetë para një muaji, e të cilin e kisha një ndër personat i cili më ka përkrahur dhe mbështetur gjatë gjithë karrierës time të futbollit”, deklaroi Lena, kapiten i Veleshtës.

Veleshta sot shënoi fitoren e parë në kampionat, dhe me katër pikë mbanë vendin e tetë në tabelë. Në javën e ardhshme do të luajnë derbin e madh me Voska Sport, si mysafir.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ps: Lena me dajën e tij Mixhairin (i pari në të djathtë)

Nijas Lena shënoi në stilin “Panenka”: Golin ia dedikoj dajës tim të ndjerë, Mixhair Musait (VIDEO) shkruan Struga Ekspres.