minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Nxënësit e SHFK “Nuri Mazari” Dollogozhdē fitojnë vendin e parë në Gjeografi - Struga.info


Nxënësit e SHFK “Nuri Mazari” Dollogozhdē fitojnë vendin e parë në Gjeografi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me kënaqësi ju njoftojmë se nxënësit e SHFK “Nuri Mazari” Dollogozhdë janë kualifikuar në garat shtetërore të Gjeografisë duke arritur vendin e parë në garat regjionale të mbajtura më datë 05.04.2025.
Urime të përzemërta për nxënësin Jon Ziba (klasa VIII) dhe nxënësen Bleta Pollozhani (klasa VII), të cilët me punë të palodhshme dhe pasion për dijen, kanë arritur këtë sukses të merituar!

Gjithashtu, përgëzime të veçanta edhe për nxënësen Mesete Ameti, e cila përfaqësoi denjësisht shkollën tonë në këtë garë.

Ky rezultat është fryt i përkushtimit dhe udhëheqjes profesionale të mësimdhënësve Lulzim Lloga dhe Shpend Borova.

Ju dëshirojmë shumë fat në garat shtetërore — vazhdoni të na bëni krenarë dhe të ecni përpara me hapa të sigurt drejt majave të dijes!
(Struga Ekspres)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy