Pas njoftimit të marrë nga komandanti i Shën Naumit në Maqedoninë e Veriut, se një parashutist kishte humbur drejtimin për shkak të erërave të forta dhe mund të kishte rënë në zonën e fshatit Alarup, Pogradec, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë reaguan menjëherë duke shkuar në vendngjarje.

Ata arritën të lokalizonin sportistin, shtetasin V. P., i cili ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore. Pas kontaktit me të, u bë i mundur shoqërimi i tij deri në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht, nga ku u kthye në Maqedoninë e Veriut.

Sportisti shprehu mirënjohje për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar nga shërbimet e Policisë Shqiptare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";