Vijojnë problemet me sistemin TIMS në Qafë Thanë, Tushemisht e Goricë/ Kalimi i qytetarëve kryhet manualisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vijojnë problemet me sistemin TIMS në Qafë Thanë, Tushemisht e Goricë/ Kalimi i qytetarëve kryhet manualisht

Edhe diten e sotme ka pasur probleme me sistemin TIMS  e pikat kufitare  Qafë Thanë, Tushemisht e Goricë.

 

Në qoftëse në dy pikat e para ka pasur shkeputje të herë pas hershme në Goricë prej tri ditësh mësohet se sistemi nuk ka punuar fare. Në kushte të tilla është punuar vetëm më regjistër ashtu siç është  punuar me regjistra edhe në Qafë Thanë e Tushemisht sa herë ka pasur shkeputje të sistemit TIMS.

 

Advertisement

Kjo edhe për të shmangur rradhët e gjata kryesisht në Qafë Thanë aty ku dhe lëvizjet në hyrje e dalje janë të shumta.Ndaj dhe për këtë, në këtë pikë kalimi kufitar sa herë ka pasur probleme janë shtuar sportelet në hyrje dhe dalje.

 

Burime të policisë kufitare bëjnë me dije se në Kapshticë nuk ka pasur probleme të tilla.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy