Sistemi TIMS me probleme/ Në Kapshticë dhe Qafë-Thanë kalimi bëhet me regjistër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sistemi TIMS me probleme/ Në Kapshticë dhe Qafë-Thanë kalimi bëhet me regjistër

Sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar të qarkut të Korçës ka pasur probleme edhe ditën e sotme.

Një gjë e tillë pranohet edhe nga burime zyrtare të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, të cilët thanë se herë pas here ka shkëputje të sistemit kompjuterik ose ngadalësim të funksionimit të tij.

Advertisement

Në kushte të tilla, sa herë ka pasur fluks lëvizjesh në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë-Thanës shërbimi policor ka  punuar me regjistra.

I njëjti burim nuk bëri të ditur se cilat janë aryet e shkëputjes apo të ngadalësimit të sistemit kompjuterik në të dy këto pika të kalimit kufitar.

Advertisement

Ndërkohë që nga dita e premte pikat kufitare të Tushemishtit dhe Goricës së madhe vazhdojnë të punojnë me regjistra.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy