Korça dhe zonat turistike të juglindjes mbulohen nga dëbora, kalimi me zinxhirë edhe në Qafë-Thanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Korça dhe zonat turistike të juglindjes mbulohen nga dëbora, kalimi me zinxhirë edhe në Qafë-Thanë

TONIN FRROKU – GAZETAR

 

I gjithë qarku i Korçës është përfshirë nga reshje të shumta dëbore. Trashësia më e madhe e dëborës është në fshatin Dardhë, Voskopojë, Lekas, Moglicë, por dhe në zonat e tjera të Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës. Të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme pa probleme. Kalimi pa probleme është dhe drejt fshatit turistik të Voskopojës, ndërkohë që në fshatin turistik të Dardhës është vetëm me zinxhirë.

 

Advertisement

Në këtë aks trashësia e borës ka shkuar deri në 30 cm duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.

 

Për shkak të numrit të lartë të vizitorëve në këtë zonë, autoritetet prej orëve të para të mëngjesit punuan për hapjen e rrugës

 

Advertisement

Ndërkohë nuk raportohen probleme në rrugën nacionale Qafë Thanë – Kapshticë. Lëvizja e mjeteve bëhet normalisht, ndërsa policia këshillon drejtuesit të ecin me kujdes për shkak të ngricave.

 

Për shkak të motit të keq, në shumë zona malore të Pogradecit, Korçës e Bilishtit ka pasur mungesë të energjisë elektrike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy