Juglindja e mbuluar nga dëbora/ Në zonat e thella kalohet vetëm me zinxhirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Juglindja e mbuluar nga dëbora/ Në zonat e thella kalohet vetëm me zinxhirë

Prej tre ditësh juglindja është përfshirë nga reshje dëbore duke shkaktuar probleme. Situata më e rënduar paraqitet në zonat malore të bashkive Korçë, Devoll e Pogradec.

Në njësinë administrative Proptisht të Pogradecit, 11 fshatra janë pa drita. Probleme të mungesës së herë pas hershme me energji elektrike ka pasur edhe në njësinë administrative Vithkuq e Moglicë.

Burime zyrtare thanë se po punohet për të rikthyer dritat. Ndërkohë, të gjitha rrugët, që lidhin zonat urbane me qendrat e njësive administrative përfshirë edhe ato të zonave malore, janë të kalueshme vetëm me zinxhir.

E njëjta situatë është edhe në akset Korçë-Dardhë, Zëmblak-Goricë si dhe Kamenicë-Ersekë. Ndërsa rrugët Qafë Thanë- Kapshticë e Korçë-Voskopojë janë pa probleme por këshillohet  përdorimi i gomave të dimrit.
Nga shërbimi spitalor i Korçës bëjnë me dije se gjatë këtyre ditëve me reshje nuk ka pasur asnjë rast të emergjencës shëndetësore.

Advertisement

 

Edhe Maliqi me rreth 74 mijë banorë, gjatë këtyre tre ditëve me reshje ka pasur probleme të shumta që nga mungesa e energjisë elektrike e rrugë rurale të bllokuara.

 

Kryetari i bashkisë Gëzim Topçiu bën të ditur se situata po shkon drejt normalizimit.

Advertisement

 

Banorët e Fshat Maliq tregojnë se kanë siguruar nevojat e tyre ushqimore për këtë stinë, e cila për familjet me të ardhura të pakta e në veçanti pensionistët është e vështirë për t’u përballuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy