Personat me nevoja të veçanta kanë shumë probleme në Strugë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vështirësitë me të cilat ballafaqohen prej vitesh personat me nevoja të veçanta në përgjithësi në jetën shoqërore, ekonomike, shëndetësore, infrastrukturore, të punësimit dhe të arsimimit, janë të shumta, shkruan Struga Ekspres.

Rruget ne qytetin e Struges janë të papershtatshme për personat me nevoja të veçanta dhe që lëvizin me karroca nëpër qytet.Pothuajse të gjitha rrugët ne Strugë nuk i plotesojnë kushtet për personat që kanë me shumë nevojë dhe që e kanë të pamundur qarkullimin e lirë në qytet,transmeton Struga Ekspres.

Personat me nevoja te veçanta sapo kalojnë nëpër vijat e bardha perballen me trotuare të larta dhe që me karroca e kanë të pamundur të kapërcejnë në rruge,por vetem me ndihmen e ndonje personi tjetër mund t’a arrijnë këtë.

Shumë persona të tillë ankohen çdo dite por një masë e tillë akoma nuk është marrë nga organet përkatëse për t’ua lehtësuar qarkullimin e lire, pra te kene kujdesin institucional.Ka dhe shume shoferë të papergjegjshëm që i parkojnë makinat e tyre në trotuare dhe kjo per personat me nevoja te vecanta kthehet ne nje makth te vërtetë.(Struga Ekspres)

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy