Profesori Ymyt Zendeli, gjeniu i paharruar në zemrat e mijëra nxënësve strugan

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 8 shtator ndërroi jetë profesori Ymyt Zendeli, muzikanti dhe profesori i shquar nga Struga, profesori i cili i dha shumë arsimit, ishte njohës i mirë i Fizikës, e donte Albert Ajnshtajnin.

Ai i donte nxënësit, bënte humor dhe qeshte bashkë me to, kishte barcaleta shumē,madje kishte dhe barcaleta edhe për atē qē e adhuronte aq shume, Ajnshtajnin.

Nuk kishte nxënës dhe koleg të tij qē nuk e deshën profesorin dhe muzikantin e njohur, profesorin Ymyt Zendeli,
Profesori ishte njē legjendë e gjallë, ashtu i thonim dhe ne nxënësit e tij!
Ishte personaliti me virtytet më të larta që mund të posedojë një njeri kaq i madh.

Ai gjeni i cili lindi në kohë dhe vend te gabuar, atë që e harruan pothuajse të gjithē pasi e kaploi sëmundja.
Do mbetesh gjithmone në zemrën tonē dhe te gjithe nxenesve të tu!
Tu befte shpirti drite, siç ishe edhe në këtë botë të padrejtë!
U prehsh ne paqe prof. Ymyt Zendeli
Nxënësit tuaj të përjetshēm të.kujtojnē gjithmonē.(Struga Ekspres)

Advertisement

The post Profesori Ymyt Zendeli, gjeniu i paharruar në zemrat e mijëra nxënësve strugan appeared first on Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy