Sot pata nderin, që në ambientet e Myftinisë së Strugës, të mirëpres Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Strugë, z. Agim Krasniqi dhe bashkëpuntorin e tij z. Faruk Bytyqi. Gjatë këtij takimi diskutuam rreth organizimit të jetës fetare në qytetin e Strugës, folëm për historikun e xhamive dhe rrjetin e faltoreve në Komunën e Strugës. Me Konsullin e Përgjithshëm kujtuam edhe eksodin e vëllezërve tanë nga Kosova (të cilët gjatë luftës së Kosovës u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre) dhe rolin e Myftinisë së Strugës gjatë asaj periudhe të vështirë.
Kontributi i Bashkësisë Fetare Islame ishte shumë i rëndësishëm. U hapën xhamitë për t’i pranuar vëllezërit tanë që pastaj të sistemoheshin nëpër shtëpitë e struganëve bujarë.
Konsulli i Përgjithshëm, duke falënderuar Myftiun dhe bashkëpuntorët e tij për mikëpritjen, shprehu mirënjohje për gjithë angazhimin e BFI-së dhe Myftinisë së Strugës për kontributin e dhënë, për organizimin e jetës fetare dhe mbjelljen e frymës së paqes dhe tolerancës.
Ramë dakord që në të ardhmen të organizohen takime të përbashkëta për të diskutuar rreth synimeve dhe sfidave të popullit tonë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Salim Sulejmani mirëpriti Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Strugë (FOTO) shkruan Struga Ekspres.