Selami Kolonja: Na le me dhimbje Nuri i ndershëm, ti që gjithmonë falje dashuri për familjen dhe buzëqeshje për të gjithë (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Selami Kolonja: Na le me dhimbje Nuri i ndershëm, ti që gjithmonë falje dashuri për familjen dhe buzëqeshje për të gjithë (FOTO)

Shkruan: Selami Kolonja-këngëtar!

Kishim lënë bashkë shumë plane ,por ti na ike pa na thënë as edhe një fjalë të vetme Nuri shoku, miku, dhëndrri dhe kolegu im i muzikës, fjalës të ëmbël dhe poezisë!
Ditë më parë më erdhe në shtëpi bashkë me mbesën time ( bashkëshorten tënde Jetmirën që e deshe përtej dashurisë ) si për herë të fundit !
Atë natë luajtëm në piano kënduam këngë dhe recituam poezi !
Na le me dhimbje Nuriu i ndershëm i dashur , atdhetar , i arsimuar dhe arsimdashës , i përkushtuar ndaj familjes , ti e doje dhe dije ta shijosh çdo minutë jetën , punoje me përkushtim për familjen dhe jetoje me dashuri ku në çdo hap që ecje falje buzëqeshje , dritë dhe nur ashtu siç e kishe dhe emrin !
Ti do jetojsh me ne në çdo kujtim dhe në çdo melodi !
Qofsh i Xhenetit Nuri Hajdari

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy