Sot pasdite do të luhet finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll. Struga Trim Lum dhe Makedonija Gjorçe Petrov do të përballen ndërmjet veti për trofeun e Kupës.

Struganët pas titullit kampion, dëshirojnë edhe trofeun e Kupës për ta mbyllur këtë sezon me dy trofe, përderisa nga ana tjetër Makedonija Gjorçe Petrov kërkon ta mbroj trofeun e fituar vitin e kaluar.

Këta të fundit do të luajnë finalen e pestë në histori të këtij kompeticioni dhe kërkojnë trofeun e tretë, përderisa Struga është për herë të parë finale.

Ndeshja ndërmjet Strugës dhe Makedonija Gjorçe Petrovit do të luhet në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së, duke nisur nga ora 17:00.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sot luhet finalja e Kupës, Struga TL ndaj Makedonija GJP shkruan Struga Ekspres.