Sot në Strugë, FC.Struga Trim Lum luan në gjysmëfinalen e kupës/ Shpëtim Duro: “Finalja objektiv i yni”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot në Strugë, FC.Struga Trim Lum luan në gjysmëfinalen e kupës/ Shpëtim Duro: “Finalja objektiv i yni”

Sot në ora 15:00 nê Stadiumin e Qytetit të Strugës do të luhet gjysëmfinalja e Kupës së Maqededonisë së Veriut, ku do të ndeshet FC Struga Trim lum dhe FK Sileks,shkruan Struga Ekspres.

Ja çfarë thotë trajneri i ri i ekipit strugan para gjysmëfinales së kësaj kupe:

Shpëtim DURO: “Finalja objektiv i yni”

….“Patjetër është një ndeshje shumë e rëndësishme sepse jemi në gjysmëfinale dhe vetëm me një ndeshje mund të shkojmë në finale, që njëherit është edhe objektivi i skuadrës, edhe pse siç dihet, neve jemi në garë edhe për titullin e kampionit. Është një ndeshje e denjtë, sepse përderisa jemi në gjysmëfinale, atëherë lirisht mund të thuhet se që të dyja skuadrat janë shumë të forta.

Advertisement

➖ Terreni vendas përparësi ❓
….“Nuk besoj që ka shumë favore, megjithatë unë konsideroj se ndeshjet e këtilla janë si brenda dhe jashtë”.

➖ Ndeshje të këtilla keni zhvilluar shumë gjatë karrierës….
….“Në karrierën time kam zhvilluar jashtëzakonisht shumë ndeshje të rëndësishme dhe të vështira në një stadium të mbushur me 20 mijë veta. Patjetër edhe kjo është ndeshje e rëndësishme, por neve jemi përgatitur për këtë ndeshje me mjaft qetësi, pasi edhe vetë klubi është i ndërtuar me njerëz të qetë dhe shumë profesional”. (Struga Ekspres)

Sot në Strugë, FC.Struga Trim Lum luan në gjysmëfinalen e kupës/ Shpëtim Duro: “Finalja objektiv i yni” shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy