
Vëllezërit Anton dhe Vasil Misa, disa nga biznesmenët më të njohur nga Struga dhe pronarë të rrjetit të shitjes me pakicë të marketeve “Misa”, pas disa dekadash do ta rinovojnë kampin “Treska” në Radozhdë, pranë kufirit me Shqipërinë, që dikur ishte një nga atraksionet më të mëdha turistike në vend.
Anton dhe Vasil Misa nga Struga, së bashku me biznesmenin nga Ohri, Goran Trpeski, i njohur për ndërtimin e objekteve banesore në Ohër, e kanë marrë përsipër kompaninë “ZKV Konsalting” nga pronari vevçanas Zoran Kalanoski dhe e kanë riemërtuar në “Kamp Treska Doo”, me ç’rast me shumë gjasë janë zgjidhur marrëdhëniet e mëparshme të ndërlikuara pronësore-juridike dhe janë krijuar parakushtet për investim.
Jemi në fazë të marrjes dhe planifikimit të hapësirës, duam të jetë një kamp modern me objekte shoqëruese, restorant dhe eventualisht hotel, ashtu siç parashikohet në Planin e Përgjithshëm Urbanistik. Kur të kemi diçka më konkrete do t’ju informojmë, deklaron Anton Misa.
(Struga Ekspres)