*Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Garip Kaba përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër pas arrestimit të dy djemve të tij nga policia e Maqedonisë. Siç theksoi ai, “regjimi aktual hibrid po përdor shpifjet dhe shantazhin për të ushtruar presion politik.”

Ja reagimi i plotë:

Regjimi hibrid i(Svlenit) filloi me përndjekje sepse jetojnë me halucinacione !
Sonte sapo u informova se policia ka arrestuar djalin tim, Landin, dhe djalin tjetër Bardhokun mbi bazën e një shpifjeje për gjoja kërcënim ndaj ish-deputetit dhe “ambasadorit të ardhshëm”Salim Sulejmanit.
Asnjëherë nuk e kam menduar se me shpifje dhe shantazhe do të përpiqen të ushtrojnë presione të tilla.
Shpresoj që kjo të jetë një gabim dhe e vërteta të dalë në sipërfaqe.
Shpifja dhe kërcënimi nuk janë pjesë e kulturës së familjes sime, por as e kulturës së shqiptarëve të vërtetë.
Kam duruar shumë vite dhe asnjë regjim nuk më ka thyer!
Hoxha i “ngujuar”nga Malet e Sharrit është mirë të thirret në ndërgjegjen e vet dhe ta vazhdon misionin e tij por jo me keto lojra të pista”, ka reaguar Kaba.(INA)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";