
Një milion e gjysmë vende pune dhe gati 160 miliardë euro: kjo është pesha ekonomike e drejtpërdrejtë dhe jo e drejtpërdrejtë e autosportit botëror në 2019, sipas një studimi nga Ernst & Young (EY) për Federatën Ndërkombëtare të Autosportit (FIA).
Ky studim, i pari i këtij lloji në nivel global, u krye për vitin 2019 në 145 vende anëtare të FIA-s dhe për këtë arsye nuk merr parasysh pasojat e pandemisë COVID-19.
Për Jean Todt, president i FIA-s, “është e jashtëzakonshme dhe tregon se sporti ynë në mënyrë efektive mund të kontribuojë në rimëkëmbjen e ekonomisë në këtë periudhë të pandemisë COVID-19”.
“Kontributi i drejtpërdrejtë ekonomik i industrisë globale të autosportit gjeneron rezultate pozitive edhe për industri të tjera”, shpjegon studimi.
Studimi, gjithashtu, llogarit për 576 000 punë të drejtpërdrejta dhe 924 000 punë jo të drejtpërdrejta.
Autosporti global u rrit me 90% midis 2007 dhe 2019, vlerësoi studimi.