Facebook ka vendosur të paguajë përdoruesit deri në 120 dollarë nëse çaktivizojnë profilet e tyre në rrjetet social Facebook dhe Instagram disa javë para votimit.

E gjitha kjo do të bëhet “për të kuptuar më mirë ndikimin e Facebook dhe Instagram mbi qëndrimet dhe sjelljet kryesore politike gjatë zgjedhjeve të vitit 2020 në SHBA “, siç thekson zëvendës presidenti Nick Clegg.

Nisma nga Facebook është pjesë e një strategjie të ndërmarrë nga platforma pas polemikave mbi votimin e vitit 2016. Ai gjithashtu përfshin kufizimin e spoteve politike në javën para zgjedhjeve amerikane, të njoftuar javen e shkuar.

Çaktivizimi i llogarisë së atyre që vendosin të marrin pjesë vullnetarisht në eksperiment është i përkohshëm dhe fillon nga fundi i shtatorit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ju do të jeni në gjendje të merrni një maksimum prej 20 $ në javë, për një total maksimal prej $ 120 për të gjithë periudhën e studimit.

Kërkimi do të kryhet nga ‘shkencëtarë’ të pavarur të të dhënave dhe rezultatet do të publikohen vitin e ardhshëm, shkruan New York Post i cili pretendon se “200,000 deri 400,000 njerëz mund të marrin pjesë”.

Disa pjesëmarrës të mundshëm do të shohin një njoftim në Facebook ose Instagram duke i ftuar ata të marrin pjesë në studim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";