iPhone i vitit 2007 shitet 190.000 dollarë në ankand

Pinterest LinkedIn Tumblr +
iPhone i vitit 2007 shitet 190.000 dollarë në ankand

Zakonisht telefonat e kompanisë Apple e humbin vlerën, në momentin që nxirren nga dyqani. Por, janë disa raste speciale, sikurse ajo e një ankandi në Shtetet e Bashkuara, ku një telefon i pahapur iPhone, i edicionit të parë me memorie 4 gigabajt, është shitur për 190.372 dollarë.

Në atë periudhë nuk janë prodhuar shumë telefona të tillë, duke e bërë atë tejet të veçantë për koleksionuesit e iPhone-ve. Në garë për ta blerë telefonin në fjalë kanë qenë 28 pjesëmarrës. Telefoni është shitur në ankand rreth 400 herë më shtrenjtë sesa çmimi i tij origjinal.

I lëshuar për herë të parë më 2007 nga ish-udhëheqësi i kompanisë, Steve Jobs, Apple ka vendosur të heqë nga tregu këtë telefon me memorie 4 gigabajt për shkak të ngecjeve në shitje. Shumica e njerëzve kanë vendosur, atëbotë, të blejnë versionin me memorie 8 gigabajt, i cili është lansuar në po të njëjtën kohë.

Shumë shpesh nëpër ankande shiten gjëra të ndryshme të Jobsit. Së fundi janë shitur disa poema që ai i ka shkruar në shkollë të mesme, fotografi të tij në kolegj dhe dokumente tjera. Steve Jobs, bashkëthemelues i kompanisë Apple, ka vdekur më 2011, në moshën 56-vjeçare, nga kanceri në pankreas. Ai ia ka prezantuar botës produktet: iMac, iPod, iPhone dhe iPad./rel

Advertisement

Apple pritet të zhdukë 1 album të tërë nga iPhone juaj

Advertisement


gjurmet e iphone ne pikturen 1

<!–

Advertisement

–>

Gjurmët e iPhone në pikturën e shekullit të 19-të?  

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy