Një gjykatë në Moskë ka gjobitur kompaninë Google me 3 milionë rubla (42 mijë dollarë) për shkak të shkeljeve administrative.

Rasti që kundër Google e ngriti organi mbikëqyrës rus për teknologji informatike dhe komunikim (Roskomnadzor) përfundoi në gjykatën Tagansky të Moskës.

Gjykata vendosi që kompania nuk i është përmbajtur ligjit, sepse faqet e ndaluara në Rusi u shfaqën në rezultatet e kërkimit në Google, për të cilat Google u gjobit me 3 milionë rubla.

Google më parë ka paguar gjoba për vendime të ngjashme, në shumën prej 500 dhe 700 mijë rubla.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";