Pasi aplikacioni i njohur për mesazhe WhatsApp detyroi shumë përdorues të bien dakord për rregullat e reja të privatësisë, ata po kërkojnë alternativa për telefonat e tyre.

Me ndryshimet e reja, Telegram Messenger është bërë aplikacioni më i shkarkuar i mesazheve në App Store.

Në vendin e dytë është Signal, një aplikacion i rekomanduar nga Elon Musk, shefi ekzekutiv i Tesla-s, i ndjekur nga vetë WhatsApp.

Për përdoruesit e Android, Telegram Messenger është renditur i pari në Play Store, i ndjekur nga WhatsApp dhe BiP.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

BiP fitoi mbi 1,12 milion përdorues në vetëm 24 orë dhe aktualisht ka 53 milionë përdorues në gjithë botën, sipas të dhënave të ndara nga Turkcell.

Javën e kaluar, WhatsApp u dërgoi përdoruesve të saj politikën e përditësuar të privatësisë.

Ndryshimet përfshijnë ndarjen e të dhënave personale, të tilla si informacioni i llogarisë, mesazhet dhe informacioni i vendndodhjes me kompanitë e Facebook-ut. Në njoftimin dërguar përdoruesve u tha se aplikacioni nuk mund të përdoret nëse kushtet nuk pranohen.

Pas reagimeve të ashpra, WhatsApp njoftoi se përdoruesit në “rajonin e Europës” nuk do të preken nga përditësimi, pasi të dhënat e tyre nuk do të ndahen me kompanitë e Facebook-ut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";