
Zhurma e helikave të vogla ka zëvendësuar të lehurat e qenit në këtë fermë izraelite, ku dronët po përdoren për të kullotur bagëtitë.
Sipas blegtorëve, përdorimi i dronëve është më pak stresues për kafshët, si dhe ka ulur kostot e këtij biznesi. Dronët janë edhe më shumë efektivë, pasi ofrojnë më tepër kontroll të kullotave dhe i lejojnë blegtorët që të kenë më tepër kohë të lirë.
“Kafshët më pak të stresuara janë më shumë të shëndetshme dhe shumë më produktive”, tha Noam Azran, CEO i BeeFree Agro, firma e dronit.
Advertisement