Kanë kaluar më shumë se dy vite që prej herës së fundit që Toka kaloi një eklips vjetor diellor. I fundit ndodhi më 10 qershor të vitit 2021.

Eklipsi i radhës do të ndodhë më 14 tetor 2023, dhe do të jetë i dukshëm në Amerikën Veriore dhe atë Jugore.

Për disa orë, disku i hënës do të jetë i dukshëm teksa kalon përballë diellit, duke bllokuar kështu një pjesë të dritës së saj.

Në disa vende në Tokë, rreshtimi i diellit dhe hënës do të jetë aq perfekt, saqë e gjithë hëna, ashtu siç shihet nga Toka, do të kalojë përballë diellit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, duke qenë se hëna në atë moment do të jetë më larg se zakonisht nga Toka, nuk do të ketë mundësi që ta bllokojë të gjithë diskun e diellit.

Në vend të kësaj, vëzhguesit në Tokë, edhe në vendin më të favorshëm, do të kenë mundësinë që të shohin vetëm një fenomen që është cilësuar si “unaza e zjarrit”.

Megjithatë, ky eklips unazor është vetëm një sinjal për 6 muajt që do të pasojnë. Më 8 prill të 2024 pritet një eklips total i diellit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";