
Shëndetësia italiane ka arritur një tjetër sukses të madh. Këtë herë arritja vjen nga fusha e kardio-gjinekologjisë.
Mediat italiane njoftuan se për herë të parë është realizuar në Poliklinikën e Katanias, transplanti i parë i mitrës.
Ndërhyrja delikate, e kryer në bashkëpunim me spitalin Cannizzaro u krye nga ekipi i përbërë nga profesorë Pierfrancesco dhe Massimiliano Veroux, Paolo Scollo dhe Giuseppe Scibilia,- thuhet mes të tjerash në lajmin e bërë public nga Tgcom.
Pacientja, një grua 30-vjeçare nga Sicilia, tani është në gjëndje shumë të mirë shëndetesore.
Ky sukses i madh natyrisht është një “shpëtim” për pacientet që kanë problem në mitër e që mund të zgjidhen vetëm me anë të transplantit.
The post Transplanti i mitrës kryhet për herë të parë në spitalet italiane appeared first on Vizion Plus.