
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe shira lokal. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 6 deri në 13 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 14 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për shira të lehtë të rastit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në 10, ndërsa maksimale do të arrijë 19 gradë, njofton Shërbimi Meteorologjik dhe Hidrologjik.
Në ditët në vijim do të pasojë periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe shira lokal, përveç të enjten dhe të shtunën kur do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm.
Advertisement