Milevski: Procesi i decentralizimit pritet të përfundojë deri në zgjedhjet lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski në konferencën e sotme për shtyp lidhur me procesin e decentralizimit, theksoi se nuk varet prej tyre pasi siç tha, nuk bëhet fjalë për vetëm një ligj. Ai theksoi se ky është vendim politik i Qeverisë.

Milevski potencoi se të gjithë atë që planifikojnë ta bëjnë rreth decentralizimit është ta përfundojnë deri në zgjedhjet lokale që të mundet përbërja e tyre të funksionojë me ingerenca të rritura.

Ai shtoi se zbatimi i ligjit për decentralizim do të thotë më shumë para për komunat nga tVSH-ja dhe nga të ardhurat personale.

“Procesin e decentralizimit, ne si ekip në Ministri së bashku me Fatmir Bytyqin e kemi përgatitur si të tillë. Tani pason faza edhe një herë t’i rianalizojmë të gjitha vendimet dhe masat që i kemi paraparë atje dhe të fillojmë me implementimin e tij. Ky është vendim politik i Qeverisë dhe kur ta pranojë konceptin tonë, çdo ministri në afate të caktuara duhet të përgatisë ndryshimin e ligjeve konkrete nga sfera e vet edhe nga Kuvendi që të fillojë praktikisht transferimi i ingerencave në nivel lokal. Ndërsa me Ministrinë e Financave ta fillojmë këtë decentralizim, gjegjësisht më shumë para për komunat nga TVSH-ja dhe nga të ardhurat personale”, tha ai.

Advertisement

Milevski gjithashtu tha se një gjë të rëndësishme që po e bëjmë me Ministrinë e Drejtësisë janë listat e hapura për zgjedhjen e këshilltarëve me të cilët do të japim edhe një stimul drejt llogaridhënies më të madhe dhe kontrollit të qytetarëve./Telegrafi/

Milevski: Procesi i decentralizimit pritet të përfundojë deri në zgjedhjet lokale shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy