
Pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus, Spanja ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Kryeministri Pedro Sánchez deklaroi se qeveria e tij po përdor gjendjen e jashtëzakonshme për të vendosur një shtetrrethim nga ora 11:00 e natës deri në 6 të mëngjesit.
Po ashtu, ai i ka kërkuar parlamentit spanjoll një shtyrje të masave kufizuese nga 15 ditë në 6 muaj.
Sanchez deklaroi se situata që po kalon vendi është ekstreme, duke e cilësuar si më të rëndën në gjysmëshekullin e fundit.
Advertisement