Situatë shqetësuese në Serbi/ Beogradi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Situatë shqetësuese në Serbi/ Beogradi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Si pasojë e rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, qeveria serbe ka rivendosur një sërë kufizimesh për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Beogradi ka shpallur këtë të premte gjendjen e jashtëzakonshme. Të gjithë ata që nuk mbajnë maska në hapësira të mbyllura, përballen me gjoba, ndërsa autoritetet njoftuan se përdorimi i maskave është bërë i detyrueshëm në transportin publik.

Klubet e natës dhe kafenetë do të qëndrojnë të mbyllura nga ora 23:00 deri në 06:00, ndërsa tubimet do të kufizohen.

Në total, Serbia ka konfirmuar mbi 15,000 raste me koronavirus dhe 287 viktima.

Advertisement

Situatë shqetësuese në Serbi/ Beogradi shpall gjendjen e jashtëzakonshme shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy